Ndërlidhjet

Moskë: 20 të vdekur në metro


Moskë, 15 korrik 2014.
Moskë, 15 korrik 2014.

Së paku 20 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shumica nga ta rëndë, pasi një tren në metronë e Moskës ka dalë nga binarët.

Një zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave ka thënë se presioni i rrymës ka shkaktuar alarm, duke bërë që treni të ndalojë befas dhe disa vagonë të dalin nga binarët.

Yuri Akimov, përfaqësues për Moskën i shërbimeve emergjente, ka thënë se rreth 200 njerëz janë evakuar nga treni.

Për evakuimin e të plagosurve nga vendi i ngjarjes janë përdorur helikopterët.

Aksidenti ka ndodhur pranë stacionit Park Pobedy, i cili është edhe stacioni më i thellë në metronë e Moskës, përkatësisht 84 metra.

XS
SM
MD
LG