Ndërlidhjet

Kerry: Ende punë për marrëveshje me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se bisedimet me Iranin kanë shënuar përparim të mirë, por ka “ende punë për t’u bërë” për të arritur marrëveshje para afatit të 20 korrikut.

Kerry, duke folur pas bisedimeve në Vjenë midis gjashtë fuqive botërore dhe zyrtarëve iranianë, ka thënë se negociatat kanë qenë të vështira dhe se vazhdon të ketë mospërputhje reale në qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, Kerry ka thënë se beson se ka ende rrugëdalje dhe se të dyja palët janë duke punuar me qëllim të mirë.

Ai po ashtu ka thënë se kthehet në Uashington për t’u konsultuar me presidentin Barack Obama dhe Kongresin në lidhje me perspektivat e një marrëveshjeje afatgjate me Iranin.

Kerry ka bërë me dije se u ka thënë zyrtarëve iranianë se 19, 000 centrifugat bërthamore që posedon Irani, janë tejet shumë.

XS
SM
MD
LG