Ndërlidhjet

logo-print

Persona të armatosur vjedhin sportelin e KEDS-it


Prishtinë

Prishtinë

Kompania e Kosovës për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se në orët e hershme të ditës së martë, persona të armatosur kanë kryer vjedhje në sportelin e KEDS-it në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

“Personat kanë shkaktuar dëme financiare dhe shëndetësore për personelin e KEDS-it, që ishte prezent në pikën e shitjes. KEDS-i ka njoftuar Policinë e Kosovës për vjedhjen dhe është duke bashkëpunuar për zgjidhjen e rastit. KEDS vlerëson se akte të tilla e dëmtojnë shoqërinë dhe beson në zgjidhjen e tyre në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor nga organet e rendit”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

XS
SM
MD
LG