Ndërlidhjet

Së paku 89 të vrarë në Afganistan


Paktika, Afganistan
Paktika, Afganistan

Së paku 89 persona janë vrarë nga shpërthimi i një makine bombë në një treg në provincën Paktika të Afganistanit.

Agjencia Associated Press citon gjeneralin e ushtrisë, Muhammad Zahir Azimi, të ketë thënë se 42 persona të tjerë janë plagosur në sulmin vetëvrasës, i cili ka shkatërruar rreth 20 dyqane në treg.

Azimi ka thënë se ushtria ka dërguar helikopterë për të sjellë të plagosurit në spitalin e kryeqytetit të provincës, Sharan.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

XS
SM
MD
LG