Ndërlidhjet

Juncker konfirmohet si president i KE-së


Jean-Claude Juncker
Jean-Claude Juncker

Jean-Claude Juncker është konfirmuar si president i ardhshëm i Komisionit Evropian nga Parlamenti Evropian.

Ish-kryeministri i Luksemburgut është emëruar nga krerët e qeverive të BE-së muajin e kaluar, pavarësisht kundërshtimeve të Britanisë dhe Hungarisë.

Në seancën e sotme të PE-së, ai megjithatë ka gëzuar mbështetje nga dy fraksionet më të mëdha – Partia Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët.

Liderët e BE-së do të mblidhen të mërkurën në Bruksel për të nominuar shefin e ardhshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe ndoshta presidentin e ardhshëm të Këshillit të BE-së.

XS
SM
MD
LG