Ndërlidhjet

Iraku zgjedh kryetarin e parlamentit


Salim al-Juburi
Salim al-Juburi

Ligjvënësit irakianë kanë zgjedhur kryetarin e ri të parlamentit, duke bërë hapin e parë drejt formimit të qeveirsë së re.

Ligjvënësi sunit, Salim al-Juburi, është zgjedhur me 194 vota për.

Një marrëveshje joformale i jep postin e kryeparlamentarit një suniti, presidencën kurdit dhe postin e kryeministrit një shiiti.

Parlamenti është nën presion për të mbushur të trija postet dhe për të formuar qeverinë e re.

Ndërkohë, forcat qeveritare të Irakut kanë nisur një ofensivë në qytetin Tikrit, i cili kontrollohet nga militantët.

Ky është operacioni i dytë i tyre prejse ekstremistët sunitë të Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll disa territore në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG