Ndërlidhjet

Ushtria e Ukrainës bombardon një “qytet rebel”


Ukrainë - foto ilustruese
Ukrainë - foto ilustruese

Një aeroplan ushtarak ka sulmuar një qytet të kontrolluar nga rebelët në lindje të Ukrainës, duke shkatërruar shtëpi dhe duke vrarë së paku katër persona.

Raketat kanë goditur qytetin Snizhne në Donjeck.

Rebelët kanë fajësuar për sulmin forcat ajrore të Ukrainës.

Luftime janë raportuar edhe në rajonin fqinj të Luhanskut.

NATO-ja ka thënë se ka parë rritje të dukshme të trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.

Rusia, e cila ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars, mohon se armatos rebelët pro-rusë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG