Ndërlidhjet

Pesë vjet nga vrasja e aktivistes Estemirova


Natalia Estemirova
Natalia Estemirova

Organizata Amnesty International përkujton sot aktivisten ruso-çeçene të të drejtave të njeriut dhe gazetaren, Natalya Estemirova, e cila është vrarë pesë vjet më parë.

Aktivistët po shpërndajnë lule për kalimtarët pranë stacionit të metrosë Novokuznetskaya në Moskë, duke u kërkuar atyre që t’i mbjellin ato në shtëpitë e tyre, në kujtim të Estemirovas.

Ngjarja është quajtur “Lule për Natalyan”.

Aktivistët po ashtu do të mbledhin nënshkrime për të kërkuar nga autoritetet që të hetojnë rastin.

Estemirova është rrëmbyer në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, më 15 korrik të vitit 2009. Trupi i saj është gjetur të nesërmen në Ingushetinë fqinje.

Askush nuk është arrestuar në lidhje me vrasjen e profilit të lartë.

XS
SM
MD
LG