Ndërlidhjet

Një pakistanez dënohet me vdekje për blasfemi


Pakistan
Pakistan

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje një burrë, i cili është shpallur fajtor për blasfemi.

Muhammad Zulfikar, 50 vjeç, është arrestuar në vitin 2008, pasi disa njerëz në qytetin Lahore e kanë akuzuar atë për shkruarjen e disa fjalive në një mur, të cilat kanë ofenduar Profetin Muhammad.

Avokati mbrojtës i Zulfikarit ka thënë se gjykata në Lahore e ka dënuar atë me vdekje, duke hedhur poshtë justifikimin se ai ka probleme mendore.

Pakistani ka ligje të rrepta kundër fyerjes së Islamit, të cilat nganjëherë bartin edhe dënimin me vdekje.

Aktivistët e të drejtave thonë se ligjet anti-blasfemi në Pakistan keqpërdoren shpesh për të zgjidhur mosmarrëveshjet personale.

XS
SM
MD
LG