Ndërlidhjet

logo-print

Në Rezallë kërkohet për mbetje mortore


Foto arkivi

Foto arkivi

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ekspertë të mjekësisë ligjore nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore kanë filluar sot të bëjnë gërmimin e një lokacioni në fshatin Rezallë të Komunës së Skenderajt, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të viktimave të vrara në vitin 1999.

“E pranishme gjatë gërmimeve ishte edhe u.d. e kryeprokurores së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sevdie Morina”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas të njëjtit, puna do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG