Ndërlidhjet

Nisi punimet samiti i vendeve BRICS


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqëst e të ashtuquajturave vende të BRICS-it kanë nisur samitin treditor në Brazil.

Liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut janë takuar në qytetin verilindor Fortaleza, ndërsa nesër do të vazhdojnë për në Brazilia.

Ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për fond rezervë të Bankës Zhvillimore dhe Emergjencave, që është një lloj i tyre i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Vendet e BRICS-it përfaqësojnë së bashku 40 për qind të popullsisë së botës dhe një të pestën e ekonomisë globale.

XS
SM
MD
LG