Ndërlidhjet

Merkel: Berlini mbështet Ballkanin


Dubrovnik, 15 korrik 2014.

Dubrovnik, 15 korrik 2014.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka thënë liderëve të Ballkanit se Berlini nuk do të braktisë vendet që synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Ajo u ka thënë liderëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë se Gjermania “mbështet fuqishëm prespektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit”.

Merkel ka marrë pjesë në Samitin Bërdo-Brioni në Dubrovnik.

Kjo është një nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

Merkel po ashtu ka përshëndetur përparimin “e madh” të bërë në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka thënë se “klima e shkatërrimit nuk ekziston më”.

XS
SM
MD
LG