Ndërlidhjet

Aktivistët kujtojnë vrasjen e Estemirovas


Natalya Estemirova

Natalya Estemirova

Organizata ruse dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për drejtësi në përvjetorin e pestë të vrasjes së aktivistes çeçene të të drejtave të njeriut dhe gazetarës, Natalya Estemirova.

Amnesty International është duke mbledhur nënshkrime për një peticion, që kërkon nga zyrtarët të hetojnë vrasjen e saj.

Estemirova është rrëmbyer në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, më 15 korrik të vitit 2009. Trupi i saj është gjetur të nesërmen në Ingushetinë fqinje.

Qendra Memorial për të Drejtat e Njeriut, ku Estemirova ka punuar, ka thënë se një hetim i autoriteteve ka treguar për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të sundimit të ligjit në vrasje.

Askush nuk është arrestuar ende për vrasjen e Estemirovas.

XS
SM
MD
LG