Ish-ambasadori i Gjeorgjisë në Rusi, Erosi Kitsmarishvili, është gjetur sot i vdekur në Tbilisi.
Raportet e mediave në Gjeorgji thonë se hetuesit kanë gjetur një pistoletë pranë trupit të Kitsmarishvilit.
Policia ka nisur hetimet për vetëvrasje të mundshme.
Kitsmarishvili, 49 vjeç, ka qenë ambasador i Gjeorgjisë në Rusi në vitin 2008.
Në vitin 2004, ai ka udhëhequr Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Gjeorgjisë.