Ndërlidhjet

Nismat e përbashkëta rajonale “sigurojnë fqinjësi të mirë”


Jahjaga dhe Nishani

Jahjaga dhe Nishani

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Dubrovnik të Kroacisë me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit në përgjithësi.

“Presidentja Jahjaga dhe presidenti Nishani vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe theksuan nevojën e konkretizimit të platformave të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, duke u bërë shembull i bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Po sipas këtij njoftimi, Jahjaga dhe Nishani “thanë se pjesëmarrja e vendeve të rajonit, në cilësi të barabarta, në nismat rajonale, ndihmon gjithë Ballkanin Perëndimor ne rrugën e tij evropiane dhe siguron fqinjësinë e mirë si dhe stabilitetin rajonal”.

Presidentja Jahjaga dhe presidenti Nishani, së bashku me presidentët e vendeve të tjera të rajonit, po marrin pjesë në Samitin Bërdo-Brioni që mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, me mikpritjen e presidentit Ivo Josipoviq, si dhe me pjesëmarrjen e kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG