Ndërlidhjet

21 të vdekur nga aksidenti në metronë e Moskës


Moskë, 15 korrik 2014.
Moskë, 15 korrik 2014.

Ka arritur në 21 numri i personave të vdekur pasi një tren në metronë e Moskës ka dale sot nga binarët.

Mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave ka thënë se presioni i rrymës ka shkaktuar alarm, duke bërë që treni të ndalojë befas dhe disa vagonë të dalin nga binarët.

Aksidenti ka ndodhur pranë stacionit Park Pobedy, i cili është edhe stacioni më i thellë në metronë e Moskës, përkatësisht 84 metra.

Autoritetet kanë shpallur 16 korrikun ditë zie për viktimat.

XS
SM
MD
LG