Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Prova serioze në marrëdhëniet Rusi-BE


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se marrëdhëniet e Rusisë me BE-në janë duke kaluar nëpër “prova serioze”, porse ato mund të pëmirësohen.

Kremlini ka thënë se Putini ka uruar ish-kryeministrin e Luksemburgut, pasi Parlamenti Evropian e ka konfirmuar atë në postin e presidentit të KE-së.

Putin po ashtu ka shfaqur shpresën se marrëdhëniet Rusi-BE do të zhvillohen tani “në frymën e një partneriteti strategjik”.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë tendosur për shkak të krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG