Ndërlidhjet

Vritet izraeliti i parë nga sulmet e Hamasit


Izrael

Izrael

Një civil izraelit është vrarë nga një mortajë e hedhur nga Rripi i Gazës.

Ky është izraeliti i parë që vritet në më shumë se një javë luftime midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë.

Ushtria ka thënë se 38-vjeçari ka qenë duke çuar ushqim për ushtarët në pikëkalimin Erez, kur është goditur nga mortaja.

Izraeli ka rinisur të martën sulmet ajrore në Gaza, pasi militantët e Hamasit kanë shkelur armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se pas një pauze gjashtëorëshe, Izraeli “ka rifilluar aktivitetet operacionale”.

Mbi 190 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa rreth 1,400 të tjerë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG