Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Sulme të reja ajrore të Izraelit


Një palestinez e shikon shtëpinë e shkatërruar nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës
Një palestinez e shikon shtëpinë e shkatërruar nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës

Punëtorët shëndetësorë palestinezë thonë se nga sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë tre vetë.

Zëdhënësi i Shërbimeve të emergjencës, Ashraf al-Qudra, ka njoftuar se sot në mëngjes, është sulmuar një shtëpi në pjesën jugore të qytetit Rafah, me ç’rast janë vrarë dy persona, ndërsa në një sulm tjetër, është vrarë një njeri, për të cilin dëshmitarët kanë thënë se ishte militant i xhihadit islamik.

Cak i një sulmi ajror izraelit, sot në mëngjes, ishte edhe shtëpia e zyrtarit të lartë të lëvizjes Hamas, Mahmud al-Zahar, por ai nuk ishte në shtëpi.

Këto sulme u bënë në periudhën kur u shuan shpresat për armëpushim, meqë lëvizja islamiste Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, dje e refuzoi armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Izraeli.

Gjatë kësaj kohe të shkurtër të armëpushimit, Izraeli i kishte pezulluar sulmet ajrore.

Më se 190 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa nga raketat e Hamasit të hedhura brenda Izraelit, është vrarë një shtetas izraelit.

XS
SM
MD
LG