Ndërlidhjet

BE: Italiania dhe bullgaria – kandidate për ta zëvendësuar Ashtonin


Pamje nga Brukseli
Pamje nga Brukseli

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot e zgjedhin shefen e re të politikës së jashtme, ndërsa kandidate janë ministrja e jashtme e Italisë, Federica Mogherini, dhe komisionarja aktuale bullgare, Kristalina Georgieva.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka lobuar fuqishëm që këtë post ta ketë Italia, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Por ka pasur kundërshtime ndaj kandidimit të italianes për këtë post, për shkak se është thënë se ajo në politikën e jashtme është pothuajse fillestare.

XS
SM
MD
LG