Ndërlidhjet

Vjenë: Vazhdojnë bisedimet për programin atomik iranian


John Kerry (djathtas) përshëndetet me Javad Zarifin në Vjenë

John Kerry (djathtas) përshëndetet me Javad Zarifin në Vjenë

Bisedimet për programin atomik iranian sot vazhdojnë në Vjenë, ndërsa ka sugjerime që negociatat të zgjaten edhe pas afatit më 20 korrik.

Në këto bisedime marrin pjesë gjashtë fuqi botërore dhe zyrtarët iranianë.

Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif, tha mbrëmë se pas dy ditëve të bisedimeve është bërë progres, por “do të ndihmonte më tepër kohë”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ndaras tha se “progres i prekshëm” është arritur pas “negociatave të ashpra”, por ka vlerësuar se mbeten “dallime të mëdha reale” në pozicionet e të dy palëve.

Megjithatë, Zarif dhe Kerry kanë theksuar se shpresojnë në arritjen e marrrëveshjes deri më 20 korrik.

Fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, dëshirojnë që Irani ta rreduktoj shkallën e programit të pasurimit të uraniumit në shkëmbim për tërheqjen e sanksioneve ndërkombëtare, por Irani synon ta zgjeroj atë.

XS
SM
MD
LG