Ndërlidhjet

BE: Konferencë e donatorëve për vërshimet në Serbi e Bosnjë


Pamje nga vërshimet në Orashje të Bosnjës

Pamje nga vërshimet në Orashje të Bosnjës

Komisioni Evropian, së bashku me Slloveninë dhe Francën, janë mikpritës të konferencës ndërkombëtare të donatorëve sot në Bruksel, për mbështetje të Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë, pas vërshimeve shkatërruese gjatë muajit maj.

Ka shpresa se në këtë konferencë, ku do të marrin pjesë disa vende dhe institucione financiare, mund të tubohen më se 200 milionë euro.

Dëmet janë vlerësuar në 3.5 miliardë euro.

Këto vërshime jaanë përshkruar si më të këqiat në rajon pothuajse për një shekull, ndërsa më tepër se 70 mijë vetë janë detyruar të zhvendosen në të dy shtetet.

Në atë kohë, Bashkimi Evropian i ka liruar 3 milionë euro ndihma humanitare dhe 62 milionë euro të tjera janë dhënë në fund të muajit qershor për iparime në infrastrukturën publike.

XS
SM
MD
LG