Ndërlidhjet

BE: Mund të imponohen sanksione të reja kundër Rusisë


Pamje nga Brukseli
Pamje nga Brukseli

Liderët e Bashkimit Evropian, që takohen sot në Bruksel, mund të miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë dhe separatistëve prorusë në Ukrainë.

Burime diplomatike kanë thënë se liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së, me gjasë do ta miratojnë zgjerimin e listës së ukrainasve dhe rusëve, të cilët janë në shënjestër të bllokimit të pasurive dhe të ndalesës së vizave nga ana e BE-së.

Megjithatë, ka raporte se masat e reja nuk do të jenë të drejtuara kundër ekonomisë së Rusisë, për të cilat kanë lobuar Shtetet e Bashkuara dhe disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike.

Këto njoftime u bënë derisa Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se Uashingtoni “po angazhohet me liderët evropianë për diskutimin e imponimit të çmimit për Rusinë për përshkallëzimin e vazhdueshëm të konfliktit”.

XS
SM
MD
LG