Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore – dhjetëra të vrarë


Ushtarët pakistanezë patrullojnë me makina të blinduara në Vaziristanin Verior
Ushtarët pakistanezë patrullojnë me makina të blinduara në Vaziristanin Verior

Nga sulmet e aeroplanëve luftarakë pakistanezë dhe aeroplanët amerikanë pa ekuipazh në hapësirat fisnore, janë vrarë së paku 50 vetë.

Aeroplanët pakistanezë sot e kanë sulmuar Luginën Shaval në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët ushtarakë pakistanezë pretendojnë se nga këto sulme jaanë vrarë 35 militantë të dyshuar.

Sot më herët gjatë ditës, një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara e ka sulmuar një kompleks të militantëve në Vaziristanin Verior, me ç’rast janë vrarë së paku 15 njerëz.

Ofensiva e ushtrissë së Pakistanit kundër militantëve në këtë rajon ka filluar në muajin maj.

XS
SM
MD
LG