Ndërlidhjet

Dy të arrestuar për aksidentin në Moskë


Moskë
Moskë

Dy zyrtarë të hekurudhave të Moskës janë arrestuar pas aksidentit të së martës në sistemin e metrosë, i cili ka lënë 23 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se përgjegjësi i shërbimeve hekurudhore të Moskës, Valery Bashkatov, dhe ndihmësi i tij, Yury Gordov, akuzohen për shkelje të rregullave të sigurisë në metro.

Tre vagona të trenit kanë dalë dje nga binarët, pasi treni ka ndaluar befas si pasojë e një alarmi flas.

Gjashtë nga të vdekurit kanë qenë shtetas të huaj: dy kinezë, dy taxhikë, një kirgiz dhe një moldav.

Moska ka shpallur sot ditë zie, në nderim të viktimave.

XS
SM
MD
LG