Ndërlidhjet

Assad bën betimin për mandatin e tretë


Bashar al-Assad
Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është betuar për mandatin e tretë presidencial, i cili zgjat shtatë vjet.

Ai ka fituar shumicën dërrmuese të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar, të cilat janë hedhur poshtë nga opozita dhe aleatët e saj perëndimorë.

Zgjedhjet, megjithatë, nuk janë zhvilluar në zonat që kontrollohen nga rebelët.

Siria është në luftë civile qysh në mars të vitit 2011. Mbi 170,000 njerëz janë vrarë dhe një e treta e popullsisë është zhvendosur.

XS
SM
MD
LG