Ndërlidhjet

logo-print

Assad: Perëndimi do ta paguajë për terrorin


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se vendet perëndimore dhe arabe do të paguajnë “çmim të lartë për mbështetjen e terrorit në Siri”.

Në një adresim televiziv nga Damasku, ai ka thënë se Siria ka mundur “luftën e pistë”, të bërë nga të huajt.

Assad i ka bërë këto komente pasi ka bërë betimin për mandatin e tretë presidencial, i cili zgjat shtatë vjet.

Ai ka fituar shumicën dërrmuese të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar, të cilat janë hedhur poshtë nga opozita dhe aleatët e saj perëndimorë.

XS
SM
MD
LG