Ndërlidhjet

Netanyahu: Hamasi po bën krime lufte


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar sot militantët e Hamasit për “krime lufte”.

“Hamasi po sulmon miliona qytetarë tanë, duke i goditur direkt me raketa, çfarë është krim lufte. Ai po ashtu përdor civilët e vet si mburojë njerëzore, çfarë është po ashtu krim lufte”, ka thënë Netanyahu.

Ai i ka bërë këto komente në Jerusalem, pas takimit me ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini.

Kjo e fundit ka thënë se “është tejet e rëndësishme që Gaza të demilitarizohet” nga raketat.

“Në anën tjetër, jemi shumë të shqetësuar për viktimat civile në Gaza dhe vërtet mendojmë se është tejet urgjente për t’i ndaluar ato dhe, në të njëjtën kohë, të rinisë një proces politik për zgjidhje të qëndrueshme dhe aftagjate”, ka thënë Mogherini.

Mbi 200 palestinezë janë vrarë, ashtu si edhe një izraelit, në sulmet e ndërsjella.

XS
SM
MD
LG