Ndërlidhjet

SHBA-ja ka nevojë për debatin se kur dhe jo nëse duhet të përdorë forcën


Ushtarë amerikanë...

Ushtarë amerikanë...

Robert Kagan

"A ishte lufta e Irakut gabimi më i madh strategjik në dekadat e fundit, siç e thonë disa nga ekspertët së fundi?", pyet Robert Kagan, koluministi i rregullt në Washington Post.

Përgjigja e thjeshtë sipas këtij artikulli është 'JO'.

Nderi i takon dështimit për të ndërmarrë masa kundër Al Kaidës dhe Osama bin Ladenit para sulmeve që morën jetën e rreth 3 mijë amerikanëve brenda SHBA- së më 11 shtator të vitit 2001.

Një lloj i gabimit mund të arrihet duke bërë përpjekje tejet të mëdha, duke përdorur forcën shumë shpejt, në mënyrë ekstravagante apo siç ndodh shpesh, në mënyrë të ngathtë.

Gabimi tjetër, sipas artikullit të botuar në WP, është duke bërë shumë pak, duke mos e përdorur sasinë e duhur të forcës dhe mjaft shpejt që të hiqet kërcënimi para se të sulmohesh apo duke shpresuar se ka alternativa ndaj përdorimit të forcës derisa bëhet shumë vonë që të veprohet në mënyrë efektive.

Nuk duhet të trajtohet si befasi fakti që gabimi i parë çon te gabimi i dytë.

Mësimi i sulmeve të 11 shtatorit për shumë nga ta që e jetuan ishte pasiviteti përballë kërcënimeve dhe rrezikut.

Kjo mënyrë e të menduarit sigurisht që i ka informuar veprimet e administratës së ish-presidentit amerikan, George W. Bush në Irak dhe natyrisht edhe përkrahjen e dhënë nga 77 pjesëtarët e Senatit, përfshirë edhe shumicën e senatorëve demokratë, kur ata e autorizuan përdorimin e forcës në tetor të vitit 2002.

Në mënyrë të njëjtë, mësimet e mësuara pas pasivitetit amerikan gjatë viteve '30, prodhuan aktivizimin global gjatë Luftës së Ftohtë.

Artikulli i së mërkurës në Washington Post thotë se ka mundësi që të argumentohet siç e bëjnë shpesh historianët dhe analistët, që në të dy rastet, shtyrja e mosveprimit shkoi shumë gjatë, sa që vetëkënaqësia e tepruar çoi deri të paranoja e tepruar dhe aktivizmi.

Sipas artikullit, shumë persona tani besojnë që SHBA-ja duhet t’i kthehet një qasjeje më tradicionale të përdorimit të forcës, ndoshta duke besuar se dekada e kaluar ka qenë jonormale.

Në fakt, megjithatë, për më shumë se një shekull SHBA-ja e ka përdorur forcën si pajisje të politikës së jashtme pak si shpesh.

Varësisht se si dikush dëshiron të bëjë numërimin, SHBA-ja deri më tash ka kryer rreth 26 intervenime ushtarake prej vitit 1898 në hemisferën perëndimore, Azi, Evropë dhe Lindje të Mesme.

Ky numërim nuk përfshinë operacionet e pazbuluara më parë, siç ishte ai i presidentit Ajzenhauer kundër Jacobo Arbenz në Guatemalë apo kundër Mohammad Mossadegh në Iran.

Në përgjithësi, vazhdon më tej artikulli në Washington Post, SHBA-ja nga 116 vjet ka qenë e përfshirë në betejë për 52 vjet , apo 45 për qind të kohës.

Prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, ka pasur rritje të intervenimeve amerikane, duke kryer një intervenim në çdo tre vjet.

Për këtë nuk është me rëndësi nëse administratat kanë qenë republikane apo demokrate, apo nëse presidentët kanë qenë “internacionalistë liberal” siç ishte Clintoni apo “realist” siç ishte George W Bush.

Pyetja sot është të gjendet balanca e duhur në mes të përdorimit të forcës dhe mospërdorimit të forcës.

Ne lirisht mund të vlerësojmë se përgjigja gjendet në mes të "gjithmonë" dhe “kurrë”.

Përgatiti: Artan Haraçia
XS
SM
MD
LG