Ndërlidhjet

Egjipt: 7 të dënuar për sulme seksuale


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar shtatë burra me burgim të përjetshëm për shkak të sulmeve seksuale ndaj grave gjatë tubimeve publike në Sheshin Tahrir të Kajros.

Ata janë dënuar për sulme në ngjarje të ndryshme në Tahrir, përfshirë festimet pas inagurimit të presidentit Abdel Fattah al-Sissi në muajin qershor.

Akuzat përfshijnë tentativa për përdhunim dhe torturë.

Abuzimi seksual ka qenë problem serioz në Egjipt për kohë të gjatë, por sulmet janë bërë më brutale dhe më të shpeshta që nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak, tre vjet më parë.

XS
SM
MD
LG