Ndërlidhjet

Suarez, “100% lojtar i Barcelonës”


Luis Suarez

Luis Suarez

Luis Suarez është tani “100%” lojtar i Barcelonës, ka thënë klubi spanjoll.

Marrëveshja për blerjen e tij nga Liverpooli është arritur javën e kaluar.

Megjithatë, Barcelona nuk mund ta prezantojë Suarezin para tifozëve, pasi uruguajasi 27-vjeçar e ka të ndaluar për katër muaj që të marrë pjesë në ndonjë aktivitet që lidhet me futbollin, për shkak se ka kafshuar mbrojtësin italian, Giorgio Chiellini, gjatë Kupës së Botës.

“Ai është 100% anëtar i klubit”, ka thënë drejtori i Barças, Andoni Zubizarreta, në një konferencë për gazetarë.

“Luis Suarez është lojtar i Barcelonës. Ky është nja fakt”, ka shtuar ai.

Suarez nuk ka të drejtë të luajë me Barcelonën apo të trajnojë me ekipin deri në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG