Ndërlidhjet

Azerbajxhani fajësohet për vrasjen e të riut armen


Azerbajxhan

Azerbajxhan

Autoritetet në rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak, thonë se kanë prova serioze për të besuar se azerbajxhanasit janë përgjegjës për vrasjen e një adoleshenti armen, trupi i të cilit është gjetur më 15 korrik.

Të afërmit e Smbat Tsakanian, 17 vjeç, po ashtu besojnë se ai është rrëmbyer dhe vrarë nga komandot e Azerbajxhanit.

Zyra e prokurorit në qytetin kryesor të Nagorno Karabakut, Stepanakert, ka thënë se Tsakanian, i zhdukur qysh më 14 korrik, ka vdekur si pasojë e plagëve nga armët e zjarrit.

Tsakanian ka qenë banor i fshatit Nor Erkej në qarkun Kelbajar, të kontrolluar nga armenët.

Bakuja dhe Jerevani mbeten të bllokuar në luftimet për Nagorno Karabakun, i cili është konfiskuar me dhunë nga Azerbajxhani në fillim të viteve 1990.

XS
SM
MD
LG