Ndërlidhjet

Në Rezallë gjenden kocka njerëzish


Kosovë
Kosovë

Janë gjetur pjesë kockore, me origjinë njerëzore, që i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, në lokacionin e shënjuar në fshatin Rrezallë, të Komunës së Skenderajt, të mërkurën.

Kjo ka ndodhur gjatë vazhdimit të gërmimeve të filluara të martën me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nga ekspertët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

“Mbetjet mortore, janë gjetur pikërisht në lokacionin ku ishin të groposur kufomat e viktimave civile, nga fshati Rrezallë dhe fshatrat tjera përreth, pas ekzekutimit me 5 prill, 1999, nga forcat ushtarake-policore serbe dhe të zhvarrosur pas tri javësh për t’u dërguar në drejtim të panjohur deri më tani, në përpjekjen e forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimit”, thuhet në një njoftim.

Punimet thuhet se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në mbylljen e plotë të këtij rasti.

XS
SM
MD
LG