Ndërlidhjet

Obama: Ka ende “boshllëqe” në bisedimet me Iranin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se ka ende “boshllëqe të mëdha” në bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

Ai ka thënë se do të konsultohet me Kongresin dhe aleatët për të vendosur për vazhdimin ose jo të negociatave edhe pas afatit të 20 korrikut.

Bisedimet kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të frenonte programin atomik të Iranit në këmbim të ndalimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit.

Një marrëveshje e përkohshme në këtë drejtim është arritur në nëntorin e kaluar dhe skadon më 20 korrik.

XS
SM
MD
LG