Ndërlidhjet

Izraeli e Hamasi pajtohen për armëpushim


Gaza
Gaza

Izraeli ka thënë se do të respektojë një armëpushim humanitar në Gaza, pas nëntë ditësh luftime me militantët e Hamasit.

Ushtria izraelite ka thënë se armëpushimi do të jetë në fuqi pesë orë gjatë ditës së sotme.

Hamasi ka thënë po ashtu se është pajtuar me armëpushimin.

Armëpushimi është shpallur në përgjigje të një apeli nga Kombet e Bashkuara.

Mbi 200 palestinezë dhe një izraelit janë vrarë në luftimet e ndërsjella.

Në Uashington, presidenti Barack Obama ka thënë se SHBA-ja do të përdorë të gjitha burimet diplomatike për të siguruar fundin e dhunës.

XS
SM
MD
LG