Ndërlidhjet

logo-print

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka bërë të ditur se kryengritësit kanë sulmuar Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.

Në afërsi të objektit janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi, ka thënë se forcat afgane të sigurisë kanë rrethuar zonën.

Ai ka thënë se së paku dy talibanë janë vrarë, por nuk ka raportuar për viktima në mesin e civilëve apo forcave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG