Ndërlidhjet

logo-print

Dështon zgjedhja e posteve kyçe në BE


Bruksel

Bruksel

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë dështuar të emërojnë shefin e ardhshëm të politikës së jashtme të BE-së, që do ta zëvendësonte Catherine Ashtonin, si dhe pasardhësin e Herman Van Rompuyt në postin e presidentit të Këshillit të BE-së.

Krerët e qeverive të BE-së janë takuar në Bruksel, me shpresën se do të mbushin së paku njërin nga postet, por disa pjesëmarrës kanë kërkuar një të ashtuquajtur marrëveshje paketë, me të cilën do të emëroheshin të dy zyrtarët në të njëjtën kohë.

Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, ka qenë favorite për pozitën e politikës së jashtme, por është konsideruar si shumë pro-ruse, ndërsa favoritja për presidencën e Këshillit, kryeministrja daneze, Helle Thorning-Schmidt, duket se nuk ka pasur mbështetjen e Francës.

Vendimi është shtyrë deri më 30 gusht, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i BE-së.

XS
SM
MD
LG