Ndërlidhjet

Bien aksionet në Rusi pas sanksioneve të SHBA-së


Ilustrim

Ilustrim

Aksionet në bursën ruse kanë rënë për rreth 3 për qind, vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë ndërmarrë sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në lindje të Ukrainës.

Indeksi MICEZ ka rënë për 2.5 për qind kur është hapur, ndërsa RTS për 3.44 për qind.

Aksionet në kompanitë energjetike Rosneft dhe Novatek kanë rënë po ashtu ndjeshëm, pasi të dyja ato janë përfshirë në listën e kompanive të sanksionuara nga SHBA-ja.

Edhe rubla ka rënë në vlerë kundrejt dollarit amerikan dhe euros.

XS
SM
MD
LG