Ndërlidhjet

Yingluck Shinawatra mund të lërë Tajlandën


Yingluck Shinawatra
Yingluck Shinawatra

Udhëheqësit ushtarakë të Tajlandës i kanë dhënë kryeministres së përmbysur, Yingluck Shinawatra, lejen për të udhëtuar jashtë vendit, për herë të parë që nga grushtshteti.

Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se kërkesa është miratuar pasi Yingluck “ka mbajtur një profil të ulët” prejse qeveria e saj është rrëzuar, më 22 maj.

Raportet thonë se ajo do të udhëtojë drejt Francës për ditëlindjen e vëllait të saj, ish-kryeministrit tajlandez, Thaksin Shinawatra.

Ushtria ka marrë pushtetin pas disa muajsh protesta antiqeveritare në Bangkok.

Thaksin, i cili mbush 65 vjet më 26 korrik, është përmbysur nga grushtshteti më 2006.

XS
SM
MD
LG