Ndërlidhjet

Hamasi sulmon Izraelin, pavarësisht armëpushimit


Pjesëtarë të Hamasit
Pjesëtarë të Hamasit

Pavarësisht armëpushimit të deklaruar humanitar, ushtria e Izraelit ka thënë se tri mortaja janë hedhur nga Gaza në territorin izraelit.

Ushtria ka thënë se mortajat kanë rënë në rajonin Eshkol, i cili kufizohet me Rripin e Gazës.

Incidenti ka ndodhur vetëm dy orë pasi armëpushimi ka hyrë në fuqi.

Hamasi nuk i ka komentuar këto raporte.

Edhe Izraeli, edhe militantët e Hamasit janë pajtuar për armëpushimin, i cili do të duhej të ishte në fuqi nga ora 9:00 deri në orën 14:00.

Armëpushimi është shpallur në përgjigje të një apeli të OKB-së për pauzë humanitare.

XS
SM
MD
LG