Ndërlidhjet

Karaxhiq kërkon përjashtimin e gjyqtarëve


Radovan Karaxhiq
Radovan Karaxhiq

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i akuzuar për gjenocid ndaj joserbëve në Bosnjë, ka kërkuar nga Tribunali i Hagës që të përjashtojë të gjithë gjyqtarët në rastin kundër tij, duke thënë se mandati i tyre ka kaluar.

Karaxhiq e ka arsyetuar kërkesën me pretendimin se mandati, për të cilin Asambleja e Prgjithshme e OKB-së i ka rizgjedhur gjyqtarët, ka skaduar më 16 korrik, 2014.

“Prej sot, mandati i tyre ligjor ka përfunduar. Andaj, nuk ka asnjë bazë ligjore për ta që të vazhdojnë punën në lëndën e Radovan Karaxhiqit”, ka konstatuar mbrojtja e tij, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Faktin se mandatin e gjyqtarëve deri në fund të këtij viti e ka zgjatur Këshilli i Sigurimit i OKB-së, mbrojtja e Karaxhiqit e ka hedhur poshtë me arsyetimin se ky organ “nuk ka autoritet” për zgjatjen e mandatit.

XS
SM
MD
LG