Ndërlidhjet

logo-print

Nis auditimi i fletëvotimeve në Afganistan


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Zyrtarët zgjedhorë në Afganistan kanë nisur një auditim të tetë milionë fletëvotimeve nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, i cili do të mbikëqyrët nga ndërkombëtarët.

Ahmad Yusuf Nuristani, kryetar i Komisionit të Pavarur Zgjedhor në Afganistan, ka thënë se auditimi do të zgjasë së paku tri javë.

Për auditimin janë pajtuar të dy kandidatët, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga sekretari amaerikan i shtetit, John Kerry.

Kjo marrëveshje është parë si mënyrë për të shmangur dhunën si pasojë e akuzave për mashtrim në zgjedhje.

Të dy kandidatët kanë thënë se do të respektojnë rezultatet e auditimit.

XS
SM
MD
LG