Ndërlidhjet

Skadon armëpushimi, Gaza godet Izraelin me raketa


Ashkelon, Izrael, 16 korrik 2014.

Ashkelon, Izrael, 16 korrik 2014.

Ushtria e Izraelit ka thënë se një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës ka rënë në qytetin Ashkelon me të përfunduar të armëpushimit humanitar.

Ushtria po ashtu ka thënë se gjatë armëpushimit pesëorësh, tri mortaja nga Gaza kanë rënë në territorin izraelit.

Hamasi nuk i ka komentuar ende këto raporte.

Edhe Izraeli, edhe militantët e Hamasit janë pajtuar për armëpushimin, i cili do të duhej të ishte në fuqi nga ora 9:00 deri në orën 14:00.

Armëpushimi është shpallur në përgjigje të një apeli të OKB-së për pauzë humanitare.

XS
SM
MD
LG