Ndërlidhjet

Rusi: Akuzat e Ukrainës “absurde”


Aeroplani SU-25 i forcave ajrore të Ukrainës
Aeroplani SU-25 i forcave ajrore të Ukrainës

Ministria e mbrojtjes e Rusisë i ka hedhur poshtë pohimet se e ka rrëzuar një aeroplan luftarak të Ukrainës, duke i cilësuar akuzat e Kievit si “absurde”.

Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Andriy Lysenko, tha se aeroplani luftarak ukrainas i tipit SU-25, është rrëzuar mbrëmë “derisa i kryente detyrat e tij brenda territorit të Ukrainës”.

Lysenko tha se piloti ishte në gjendje të injektohej nga aeroplani dhe është evakuuar me sukses.

Një zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë tha se pretemdimi “është absurd, sikur edhe të gjitha akuzat e mëprashme nga udhëheqja e Kievit” kundër ushtrisë së Rusisë.

Zyrtarët ukrainas aktualisht i kanë akuzuar forcat e armatosura të Rusisë për përfshirje direkte në konfliktin tashmë të gjatë tre muaj e gjysmë, në të cilin qeveria properëndimore në Kiev po lufton për t’i shpartalluar kryengritësit prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG