Ndërlidhjet

logo-print

Gaza: OKB-ja i ka gjetur 20 raketa në një shkollë


UN Geneal Assembly logo correct size

UN Geneal Assembly logo correct size

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka njoftuar sot se po zhvillon hetime pasi janë gjetur 20 raketa të fshehura në një shkollë të zbrazët në Rripin e Gazës.

UNRWA e ka dënuar këtë incident si “shkelje flagrante” e së drejtës ndërkombëtare.

Izraeli disa herë i ka akuzuar grupet militante palestineze se i përdorin instalimet civile për t’i depozituar dhe lansuar raketat dhe për përdorim të civilëve si mburojë njerëzore.

Nga ana tjetër, ushtria e Izraelit thotë se një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës ka rënë në qytetin Ashkelon, derisa armëpushimi humanitar ka kaluar.

Nuk ka pasur raporte për viktima ose për dëme.

Si Izraeli, ashtu edhe lëvizja Hamas, janë pajtuar për armëpushim prej pesë orësh, në përgjigje të ftesës së Kombeve të Bashkuara për “pauzë unilaterale humanitare”.

Nga sulmet ajrore izraelite 10 ditëshe në Rripin e Gazës janë vrarë më se 220 palestinezë.

Nga raketat e hedhura nga Gaza në Izrael është vrarë një shtetas izraelit.

XS
SM
MD
LG