Ndërlidhjet

Biden: Aeroplani i Malajzisë - “duket se është goditur”


Pjesë të shkatërruara të aeroplanit të udhtërarëve të Malajzisë që u rrëzua dje
Pjesë të shkatërruara të aeroplanit të udhtërarëve të Malajzisë që u rrëzua dje

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, thotë se aeroplani i udhëtarëve i kompanisë ajrore të Malajzisë, i cili dje u përplas në Ukrainë, afër kufirit me Rusinë, “duket se është goditur” dhe “është “hedhur jashtë qiellit”.

Duke folur mbrëmë vonë në një konferencë për media në Detroit, zoti Biden tha se aeroplani i Malajzisë me 295 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, “duket se është goditur. Goditur dhe rrëzuar. Nuk është aksident. Është hedhur jashtë qiellit”.

Këto komente ishin më tepër specifike se sa ato të presidentit, Barack Obama, i cili më herët tha se përplasja “duket sikur mund të jetë tragjedi e tmerrshme”.

Ndaras, zyrtarë të paemëruar të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara thanë se analistët “fuqishëm besojnë” se një raketë tokë-ajër e ka rrëzuar aeroplanin, por kanë shtuar se origjina e raketës është e paqartë.

XS
SM
MD
LG