Ndërlidhjet

logo-print

Rripi i Gazës: Filloi operacioni tokësor i Izraelit


Një palestinez i shikon gërmadhat e shtëpisë së tij të shkatërruar nga ushtria izraelite

Një palestinez i shikon gërmadhat e shtëpisë së tij të shkatërruar nga ushtria izraelite

Së paku 11 palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë prej se Izraeli e ka filluar operacionin tokësor në Rripin e Gazës, për t’i ndalur sulmet me raketa nga Gaza në territorin e Izraelit.

Ushtria izraelite sot ka njoftuar se dy ushtarë izraelitë janë plagosur.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dje ka kërkuar nga Forcat Mbrojtëse që ta fillojnë ofensivën tokësore.

Lëvizja islamiste Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, vlerësoi se ofensiva ishte “akt i çmendur” me “konsekuenca të tmerrshme”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Netanyahu, ka kërkuar “precizitet” gjatë sulmit tokësor.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar që Izraeli të mos i sulmoj civilët gjatë operacionit.

XS
SM
MD
LG