Ndërlidhjet

BE: Thirrje për hetime ndërkombëtare për aeroplanin e rrëzuar


Një pjesëtar i separatistëve prorusë e fotografon vendin e rrëzimit të aeroplanit

Një pjesëtar i separatistëve prorusë e fotografon vendin e rrëzimit të aeroplanit

Bashkimi Evropian ka kërkuar hetime gjithpërfshirëse ndërkombëtare lidhur me rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë në pjesën lindore të Ukrianës.

Komisioni Evropian, në një deklaratë të mbrëmshme, tha se ishte i “shokuar” nga raportet për rrethanat e incidentit dhe ka kërkuar nga “të gjitha palët në rajon” të mundësojnë qasje të plotë në vendin e përplasjes dhe për bashkëpunim me procesin e hetimit.

Poashtu, KE-ja tha se incidenti i rëndë “ishte ilustrim i zymtë i asaj se përse ky konflikt duhet të përfundoj shpejt”.

“Pa i paragjykuar faktet për rrëzimin, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta ndalin humbjen e pakuptimtë të jetëve në Ukrainën Lindore, të përmbahen nga aktet e përshkallëzimit dhe të pajtohen për një armëpushim të menjëhershëm”, thuhet, pos tjerash, në deklaratën e Komisionit Evropian.

XS
SM
MD
LG