Ndërlidhjet

Ukrainë: Është gjetur “kutia e zezë” e dytë e aeroplanit të rrëzuar


Valigjet e fotografuara në vendin e rrëzimit të aeroplanit
Valigjet e fotografuara në vendin e rrëzimit të aeroplanit

Punëtorët e shërbimeve të emergjencës në vendin ku është rrëzuar aeroplani i udhëtarëve i Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës, e kanë gjetur edhe “kutinë e zezë” të dytë, e cila i regjistron të dhënat, që mund të ndihmojnë në përcaktimin se çka ka ndodhur gjatë momenteve të fundit në aeroplan.

Luftëtarët separatistë prorusë, që e kanë nën kontroll vendin e rrëzimit, thonë se mbrëmë e kanë gjetur “kutinë e zezë” të parë dhe e kanë dërguar në Moskë.

Sot, punëtorët e shpëtimit, policia dhe minatorët e thëngjillit, e kanë gjetur “kutinë e zezë” të dytë, në një hapësirë në pjesën lindore të Ukrainës, ku është rrëzuar aeroplani, me ç’rast janë vrarë të 295 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Separatistët prorusë kanë premtuar se hetuesve ndërkombëtarë do tu lejohet qasja në vendin e rrëzimit. Por, nuk është e qarrtë se çka do të ndodhë me “kutinë e zezë” të dytë.

XS
SM
MD
LG