Ndërlidhjet

OKB: Më se 5500 civilë irakianë të vrarë gjatë këtij viti


Populli duke u larguar nga hapësirat e përfshira nga konflikti i armatosur në Irak

Populli duke u larguar nga hapësirat e përfshira nga konflikti i armatosur në Irak

Në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar sot, thuhet se së paku 5576 civilë irakianë janë vrarë deri tash këtë vit nga dhuna në Irak.

Në raport theksohet se më se 11,600 njerëz janë plagosur prej muajit janar, kur kryengritësit sunitë, të udhëhequr nga Shteti Islamik, i dalur nga al-Kaida, e kanë okupuar qytetin Falluxha në provincën Anbar.

Sipas raportit, afro 2400 njerëz janë vrarë në Irak, përfshirë 1531 civilë, gjatë muajit qershor, kur kryengritësit i okupuan territoret në pjesën veriore të Irakut.

Në raport, poashtu, dokumentohet ajo që vlerësohet si “shkelje sistematike dhe skandaloze” e së drejtës ndërkombëtare nga Shteti Islamik, që më parë njihej si Shteti Islamik në Irak dhe grupi Levant.

XS
SM
MD
LG